Zbulohet debati mes Romeros dhe Sormanit, po vonohej me getat: Në rregull, vazhdo e rri aty

0

Aristotelos Romero po shkakton shumë polemika dhe po sjellë diskutime te Partizani. Në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit ka pasur edhe një moment debati me trajnerin e të kuqëve, Sormanin.

Ky i fundit ka kërkuar që të aktivizojë lojtarin nga stoli dhe ta hedh në fushë. Por vetë Romero e kishte marrë me shumë qetësi, duke u vonuar pafundësisht me veshjen e getave si të kishte gjithë kohën e botës në dispozicion. Kjo ka sjellë edhe irritimin e Sormanit, që e ka kthyer futbollistin në stol.

Këtë gjë e ka thënë gazetarja Sidorela Gjoni që ishte ftuar në “Pressing” në “ABC Neës”. “Në momentin që doli tabela elektronike, Romero po vonohej shumë me getat dhe e kishte marrë qetë. Trajneri që ishte i gjithi i fokusuar te ndeshja dhe që po mundej, nuk ka duruar më tepër dhe i ka thënë: “Në rregull, vazhdo dhe të rrish aty”, theksoi Gjoni. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.