Zbulohet biseda e arbitrit me VAR gjatë penalltisë në El Clasico

Komisioni teknik i arbitrave spanjollë publikoi bisedën ndërmjet gjyqtarit Sançez Martinez dhe sallës së sistemit VAR, gjatë “El Clasico”. Detajet janë mjaft interesante, sepse bëhet fjalë për një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit botëror.

Momenti i diskutueshëm në “Kamp Nou”, ishte ai i 11-metërshit të akorduar në favor të Barcelonës, pas ndërhyrjes së mbrojtësit të Realit të Madridit, Varane, ndaj sulmuesit Luis Suarez.

Fillimisht, arbitri nuk sinjalizoi nga pika e bardhë, por situata ndryshoi pas ndërhyrjes së kolegëve të tij nga salla e sistemit VAR. “Topin! Topin! Për mua goditi topin!”, ishin fjalët e gjyqtarit Martinez, i cili u mbështet edhe nga asistenti, i cili tha: “E rregullt!”.

Në atë moment, ndërhynë arbitrat që ndodheshin në sallën e sistemit VAR, që e paralajmëruan: “Mos e nis lojën, të lutëm mos e rinis. The që preku topin? Të lutem, mos e nis”. Gjatë kohës, kur pamjet video u morrën në shqyrtim, arbitri ndërhyri në debatin e Buskets dhe Sergio Ramos.

Dy lojtarët e Spanjës, protestonin për episodin në zonën e Realit, por edhe për një kontakt të mëparshëm në zonën e Barcelonës. Ndërmjet dy lojtarëve të Spanjës, arbitri tha: “Nuk e vendosni ju! Po merremi neve, në rregull? Qëndroni të qetë”.

Më tej, VAR kërkoi vëmendjen e arbitrit “Hoze Maria, të lutem eja të shohësh monitorin”. Sançez Martinez i’u drejtua ekranit dhe kolegët e njoftuan: “Varane nuk preku topin, ka goditur Luis Suarez”. “Të shohim – u përgjigj arbitri – mua m’u duk e rregullt. Perfekt. Po, është penallti. Pa të shohim… ja, perfekt, nuk meriton karton”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *