Zbulohen rinovimet te Kastrioti

0

Mblidhen drejtuesit, krutanët e marrin seriozisht dhe synojnë ta nisin nga ruajtja e titullarëve të sezonit të shkuar

Bujar Balliu

Kastrioti i sezonit të ardhshëm pritet që të jetë një skuadër më solide nga ajo e edicionit të shkuar dhe më kryesorja, do të synojë rikthimin në elitë. Ndaj edhe organizimi tek krutanët, këtë herë ka filluar më seriozisht, madje, edhe më herët nga vitet e shkuara, si rrallë skuadra të së Parës. Për të mos thënë që negociatat me lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrave të elitës apo dhe Kategorisë së Parë, kanë ditë që kanë nisur dhe kanë avancuar me sukses, çka ka bërë që mes palëve të ketë edhe akorde.

MBLEDHJA – Lidhur me të ardhmen e skuadrës dhe organizimin e saj, dje  në Krujë, ka pasur edhe një mbledhje mes drejtuesve më të lartë të skuadrës krutane. Drejtuesit e Kastriotit janë mbledhur pasditen e djeshme dhe kanë biseduar mbi projektet që kanë në sezonin e ri, ku siç dihet krutanët do të hyjnë në garë me pretendime. Kujtojmë që skuadra e Kastriotit, ka katër sezone radhazi në Kategorinë e Parë. Por, ajo që është më kryesorja, ka të bëjë edhe me strategjinë efikase të krerëve më të lartë krutanë. Të cilët, skuadrën e sezonit të ardhshëm, duan që ta ndërtojnë mbi bazën e grupit të titullarëve dhe lojtarëve kryesore që dhanë një kontribut të çmuar në Krujë edicionin që lamë pas. Duke filluar që nga reparti i mbrojtjes, nga i cili të gjithë futbollistët titullarë të sezonit të shkuar do të jenë pjesë e Kastriotit edhe në sezonin e ri.

Po ashtu, edhe mesfushori Xhynejt Çutra, si edhe sulmuesi nigerian, Dunmoye Kabiru, i cili la mbresa me golat e tij dhe me shumë gjasa edhe në vijim do të kontribuojë për Kastriotin që synon elitën. Nga sa ka mëzuar gazeta, nga takimi mes drejtuesve të klubit krutan, bëhet e ditur se për momentin vetëm gjashtë lojtarë pritet që të rinovojnë. Bashkë edhe me lojtarët që kanë arritur akordin për të kontribuar në Krujë sezonin e ardhshëm, numri shkon në 11-të. Përsa i përket emrit të trajnerit, ende nuk është vendosur, por në ditët e ardhshme do të merret vendimi përfundimtar, si edhe do caktohet data zyrtare për fillimin e përgatitjeve, ku skuadra jo vetëm që do të jetë më e plotë, por do të ketë edhe surpriza me ndonjë “goditje” të merkatos së verës.

 

LOJTARET QË DO RINOVOJNË

ELTON DOKU (Mbrojtës i djathtë, 30 Vjeç)

VILSON LILA (Qendërmbrojtës, 27 Vjeç)

RIGERS HOXHA (Qendërmbrojtës, 31 Vjeç)

SAJMIR GJOKEJA (Mbrojtës i Majtë, 32 Vjeç)

XHYNEJT ÇUTRA (Mesfushor Qendre, 28 Vjeç)

DUNMOYE KABIRU (Sulmues, 29 Vjeç)

 

LOJTARËT ME TË CILËT KA AKORD

KLAJDI KUKA (Portier, 27 vjeç)

KLODIAN SEMINA (Mbrojtës, 28 vjeç)

SOKOL MZIU (Mesfushor, 31 vjeç)

ERLIND KORRESHI (Mesfushor, 30 vjeç)

ABAZ KARAKAÇI (Mesfushor, 25 vjeç)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image