Zbulohen edhe pak nga detajet e kontratës, Ibrahimoviç e ka zgjedhur klubin në Seria A

Ibrahimoviç e ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket vazhdimit të karrierës. Këtë herë nuk ka më histori, pasi sulmuesi suedez ka rënë në dakortësi me Milanin. Në media përflitet edhe për kontratën e re që do të firmoset, e cila pritet të jetë deri në fundin e sezonit të ardhshëm, me të drejtë rinovimi deri në 30 qershor të 2021.

Pavarësisht moshës 38-vjeçare, Ibrahimoviç ka treguar se kurrë nuk do të plaket. Pavarësisht largimit të tij nga Amerika dhe kur të gjithë prisnin largimin nga futbolli, shumë klube elitare janë interesuar për të, por Milani do të ketë kontributin e suedezit për ta nxjerrë nga ky moment i vështirë. /Sport Ekspres/