Zbulohen edhe golashënuesit/ Dopietë nga Halili dhe Dunga, në fitoren 6-1 të Tiranës realizon edhe Morina

0

Nga Klaudio Ndreca

Tirana ka arritur të bind në miqësoren e zhvilluar në ditën e sotme, duke fituar pastër dhe me shifrat 6-1 ndaj Tërbunit. Shumë pikëpyetje kishte edhe në kokën e trajnerit Egbo, për të parë përgatitjen e lojtarëve dhe formën e tyre pas shkëputjes së gjatë për shkakun e pandemisë.

Por është parë qartë se futbollistët po i përgjigjeshin ashtu si edhe më parë, ndërsa ka aktivizuar edhe lojtarët që kanë pasur më pak hapësirë. Në miqësoren e sotme të fituar ndaj Tërbunit është shënuar dopietë nga ana e Dungës dhe Halilit. Gjithashtu gjurmë kanë arritur të lënë edhe Morina me Hoxhallarin me golat e tyre, për të treguar se i gjithë ekipi është gati për të mbërritur në transfertën e Ballshit dhe për të luftuar për një tjetër fitore, që do ta afronte me titullin kampion. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.