Zbulohen dy arsyet që ndajnë Shtubinën nga Vllaznia

Shumë zhurmë, shumë deklarata, por asnjëherë nuk u kuptua qartë pse Shtubina po ikën nga Vllaznia. Ditën e djeshme kapiteni shkodran sqaroi vetëm se ishin disa probleme të vogla dhe nuk po merrte përgjigje nga klubi, por sot më në fund vetë mesfushori ka folur për “Sport News” në Supersport, duke treguar gjithçka.

Nuk kam kërkuar rritje rroge, ndryshe nga sa shkruhet. Kam kërkuar të hiqet klauzola e minutave të aktivizimit, që ka qenë sezonin e shkuar. Së dyti, kam kërkuar kontratë dyvjeçare, jo një-vjeçare, për të pasur më shumë qetësi dhe siguri për të ardhmen”.

Kohëzgjatja e kontratës është natyrisht edhe e drejtë e klubit, që vendos vetë si i duket më e drejtë, por nga ana tjetër Shtubina ka të drejtë për sa i përket pikës së parë, pasi nuk është normale që kapitenit të skuadrës t’i caktohet një pagë në bazë të minutave që luan, sepse me këtë logjikë, një dëmtim e lë Shtubinën pa pagë, çka do të përbënte një skandal më vete, pasi nuk është parë në futbollin profesionist që kapiteni të paguhet vetëm nëse zbret në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *