Zbulimi i Totit: Tentova afrimin e Ronaldos dhe Ibrës te Roma!

0

Françesko Toti është një simbol dhe legjendë e Romës. Gjithë jetën me ngjyrat verdhekuqe mbi supe, ish-numri 10-të zbulon një detaj të rëndësishëm për ekipin e tij të zemrës.

Toti ka tentuar dhe negociuar për të sjellë në Romë emra si Ronaldo dhe Ibrahimoviç, por bilanci financiar i klubit nuk e mundësonte blerjen e yjeve të nivelit botëror.

“Gjithmonë e kam thënë që duhen kampionë për të fituar. Dëshiroja që Ronaldo (braziliani) dhe Ibrahimoviç të vinin te Roma, por ne kishim një buxhet të limituar. Kam dashur që të vinin lojtarët më të mirë të botës në Romë dhe jo vetëm sulmues, por dhe mbrojtës e mesfushorë të mëdhenj.

Unë tentova të sillja emra të mëdhenj, por nuk e kishim forcën financiare për t’i sjellë në Romë”, përfundon Françesko Toti për “La Republica”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.