Zbulimi i Serie A lëshon bombën: Koha që të largohem!

Në kampionatin italian të futbollit, zbulimet këtë sezon kanë qenë të shumta, me disa talentë që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Një nga ta, ka qenë dhe mbrojtësi i Sampdorias, Hoakim Andersen.

Danezi ka qenë një mur në prapavijën e skuadrës së Sampit dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave në Premier League, me Arsenalin që shihet si ekipi favorit për të siguruar firmën e tij. Sa i takon së ardhmes, vetë Andersen tha hapur sot për mediat italiane se aventura e tij te Sampdoria ka mbaruar:

“Kam kaluar një periudhë të shkëlqyer te Sampdoria, por besoj se ka ardhur koha që të largohem dhe të provoj diçka të re. Janë disa klube që më kanë kontaktuar dhe aktualisht, agjenti im është në bisedime me 3 klube shumë të mëdha europiane. Kjo ka qenë dhe ëndrra ime”, u shpreh Andersen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *