Zbulimi i Pikesë: Gënjeva, e dinim me kohë që Nejmari do ikte

Pak ditë para transferimit të bujshëm të Nejmarit nga Barcelona te PSG, Zherard Piké postoi një foto në Twitter, ku shfaqej me Nejmarin dhe shkruante: “Do qëndrojë”.

Tani Piké zbulon një prapaskenë në lidhje me Nejmarin: “Nuk ndihem i mashtruar, e dija që do largohej. Ditën që postova foton në Twitter, e dija që Nejmari nuk do qëndronte, edhe pse shkrova të kundërtën. Na e tha në martesën e Mesit. Për atë postim Nejmari u zemërua, por u sqaruam”.

Po pse Piké e postoi atë mesazh? “Nuk pendohem që shkruajta ashtu dhe them edhe që Nejmari nuk më zhgënjeu. Doja të përdorja rrjetet sociale për të ndihmuar klubin, edhe pse e dija vendimin e tij”.

Gjithsesi, Piké eviton polemikat: “Di që ka pasur arsyet e tij. Mund të jenë ekonomike, ose dëshira për t’u bërë më i miri në botë. Me ne ka qenë fantastik, nuk duhet gjykuar për zgjedhjen e tij. Në fund të fundit, la shumë pará në arkat e klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *