Zbulimi i mjekëve gjermanë, Hernandez i dëmtuar nga steroidet

Gazeta gjermane “BILD” ka raportuar së sotmi një lajm tejet shqetësues mbi blerjen rekord të Bajernit të Mynihut, Lukas Hernandez.

Futbollisti francez do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar ligamentet e dëmtuara në gjurin e djathtë, problem ky që u zbulua gjatë analizave mjekësore në Mynih.

Gazetarët e “Bild” kanë arritur të mësojnë më shumë mbi natyrën e dëmtimit. Ligamenti i Hernandez ishte i mbushur me disa vrima të vogla përgjatë të gjithë strukturës së tij. Kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit të një substance steroidi hormonal të quajtur Kortizon që shërben për të ngritur rezistencën e trupit ndaj dhimbjeve. Substanca është e ndaluar nga “WADA”, por përdorimi i saj për shkaqe terapeutike është i lejueshëm me anë të një leje të veçantë.

Mjekët e Atletikos kanë dashur që ta riaftësonin futbollistin sa më shpejt që të jetë e mundur, por në përfundim plani i tyre ka sjellë dëme akoma dhe më të mëdha, pasi sezoni i Hernandez është mbyllur që tani, dhe futbollisti pritet të rikthehet në muajin gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *