Zbulimi i ish-it Vidal: Zhordi Alba dhe Luis Enrike kanë një raport të keq!

Aleksis Vidal u transferua nga Sevilja te Barcelona në vitin 2015, për shumën e 17 milionë eurove. Anësori i djathtë u mor si zëvendësues i Dani Alvesh, por Vidal nuk gjeti shumë hapësira në ekipin katalanas dhe sezonin e kaluar u rikthye përsëri në Andaluzi. Në një prononcim për “ElDesmarque”, 29-vjeçari tregon raportin me trajnerin Luis Enrike, i cili tashmë drejton kombëtaren e Spanjës.

Ka patur një keqkuptim të vogël, por në fund të fundit ai është një person i sinqertë, i cili t’i thotë gjërat në fytyrë dhe unë ndihem mirë me këto lloj njerëzish. Nuk më aktivizoi për një kohë të gjatë, por kur më konsideronte në formë dhe gati më jepte mundësinë të isha titullar. Mendoj se Luis Enrike është zgjedhja ideale për kombëtaren.”

Aleksis Vidal me Leon Mesin

Vidal ndalet dhe te marrëdhënia e Luis Enrikes me Zhordi Albën. Palët kishin probleme që nga koha e Barcelonës. Trajneri nuk e ka grumbulluar lojtarin me Spanjën, ndërsa Vidal ndihet keq, sepse Zhordi Alba është më i miri në rolin e tij në Spanjë.

E di që mes tyre ekziston një raport mjaft i komplikuar dhe është për të ardhur keq, sepse po flasim për anësorin e majtë më të mirë të futbollit spanjoll”, përfundon Aleksis Vidal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *