Zbulimi i Evra: Ja si u hakmora ndaj Pike për djegien e këpucëve!

Shakatë janë shumë të përhapura midis futbollistëve të ndryshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur dhe ekipit të Mançester Junajtid.

Patrik Evra, i cili u aktivizua për tetë sezone me “Djajtë e Kuq”, ka zbuluar një detaj gjatë shakave të tij me mbrojtësin, Zherad Pike, i cili ishte pjesë e Junajtid, përpara se të rikthehej te Barcelona.

Spanjolli i kishte djegur këpucët e futbollit francezit, ndërsa ky i fundit vendosi të hakmerrej keq ndaj atij veprimi.

Njëherë më ishin djegur këpucët e mia të futbollit dhe një gjë e tillë nuk ishte aspak e këndshme. E kishte bërë Zherard Pike dhe unë vendosa të hakmerrem. Mora këpucët e tij, shkova në banjo dhe e bëra në këpucë”, zbulon për “Sky Sport UK”, 37-vjeçari francez, i cili aktivizohet me ekipin e Uest Hemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *