Zbardhet formacioni korçar, ndryshon vetëm skema

Ndaj Partizanit konfirmohet në formacion Gjergji Muzaka, ndërkohë që vendosja nuk do të jetë 4-1-4-1, por 4-3-3. Një skemë më sulmuese

“Sport Ekspres” një ditë më parë bëri të ditur formacionin e Skënderbeut për ndeshjen e sotme ndaj Partizanit dhe duket se gjithçka ka qenë 100% e saktë për sa u përket emrave. Dje stafi teknik, me në krye trajnerin Ilir Daja, ka vënë “vulën” përfundimtare, duke zbardhur në fushë këtë formacion, por me ndryshimin e vetëm, që ka të bëjë me skemën, me të cilën skuadra do të rreshtohet në fushë. Daja tashmë ka vendosur që ta ndryshojë skemën nga 4-1-4-1 në 4-3-3. Kjo do të thotë se sot do të shikojmë një Skënderbe më sulmues, ku krahët do të jenë më pranë portës së Partizanit. Sot është edhe dita e Ali Soue për të treguar veten me golat, që kaq shumë i presin në juglindje. Në dy javët e para Soue nuk ka arritur të shënojë, ndërkohë që sot është e treta e vërteta. Gjithsesi, edhe nëse te goli nuk del Soue, Skënderbeu ka treguar se ka shumë lojtarë të “frikshëm” edhe në mesfushë apo në mbrojtje, që dinë të shënojnë. Trajneri Daja ka menduar të hedhë në fushë një skuadër sulmuese dhje jo të tërhequr.

FORMACIONI – Për sau përket emrave, është e sigurt që sot Skënderbeu do të udhëhiqet në portë nga kapiteni Orges Shehi. Mbrojtja, me mungesat e Osmanit dhe Jashanicës, do të përbëhet nga Vangjeli dhe Mici nga krahët dhe Radas e Aliti në qendër. Mesi i fushës do të jetë me treshen, që do ketë si organizator Lilaj dhe në krah të tij Muzakën dhe Nimagën, ku ky i fundit do të bëjë edhe shkatërruesin. Në sulm, treshja do të ketë në krahë kosovarin Gavazaj dhe nigerianin Xhejms, ndërkohë që në qendër do të jetë Ali Soue. Ky është 11-shi i Skënderbeut për ndeshjen e sotme, një formacion që duket se është tërësisht sulmues. Skënderbeu premton nga minuta e parë e deri tek e fundit se do të luajë në portën e Partizanit.  

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-3-3

Shehi – Vangjeli, Radas, Aliti, Mici – Muzaka, Lilaj, Nimaga – Gavazaj, Soue, Xhejms

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *