Zbardhen formacionet, Kukësi pa Kariokën

Kur duhen më pak se 90 minuta që të nisë ndeshja e turit të dytë kualifikues të Champions League mes Kukësit dhe Sherifit të Tiraspolit, zbardhen formacionet e të dyja skuadrave. Kukësi do të zbresë në fushë pa brazilianin Karioka, i cili nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm për këtë takim. Në krahun tjetër Zhardan do të jetë risia e vetme e moldavëve nga formacioni që zbriti në fushë në fundjavë.

Formacioni i Sherif Tiraspolit: Mikuliç, Kristiano, Raku, Posmak, Sushiç, Zhardan, Anton, De Nujer, Brezovec, Bajala, Mugosha.

Trajner: Roberto Bordin

 

Formacioni i Kukësit: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Musolli, Guri, Lena, Zeqiri, Kale, Pejiç.

Trajner: Ernest Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *