Zaza vazhdon rrugëtimin nëpër Europë, firmos në Francë

Karriera e Simone Zazës ka qenë plot ulje dhe ngritja pas largimit të tij nga Sasuolo. Minuta të pakta te Juventusi e detyruan të provonte një aventurë në Angli me Uest Hemin, diçka që rezultoi mjaft e hidhur për italianin.

Më pas një transferim në Spanjë te Valencia u duk sikur e riktheu në rrugën e duhur karrierën tij. Valencia e bleu për 18 milionë euro, por Zaza do rikthehej në stol, pas “shpërthimit” të sulmuesit spanjoll Rodrigo, ndërsa blerja e Kevin Gameiros ka shuar çdo mundësi për vijimin e bashkëpunimit midis palëve.

Sipas medies franceze “RMC”, 27-vjeçari ka arritur akordin personal me drejtuesit e klubit të Marsejës. Tani francezët duhet të bien dakord me Valencian për vlerën e transferimit të lojtarit, i cili sezonin e shkuar gjeti 13 herë rrugën e rrjetës në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *