Zaza qenka gjallë dhe dhuron spektakël ndaj Realit

0

E mbani mend Simone Zazan dhe gomarllëkun e tij në Europian, kur iu deshën 5 minuta që të gjuante një penallti, të cilën e humbi dhe dha kontributin e tij për të kthyer Italinë në shtëpi?

Pas Europianit sulmuesi italian u zhduk. Nuk i ndodhi gjë, asnjë mendim negativ në kokë, por Juventusi e huazoi te Uest Hemi. Më mirë ta kishte çuar në hënë me pushime, asgjë nuk ndryshonte.

Pak muaj anonimë në Londër, gazi i botës edhe aty, dhe Zaza iku në Spanjë te Valencia. Premtoi ndryshim, por kush i besonte?

Provat po vijnë, në fat, sepse Zaza shënoi javën e shkuar, ndërsa sot iu deshën pak minuta që të shënonte një supergol ndaj Real Madridit, në një ndeshje të prapambetur kampionati.

Zaza u kthye, të shohim sa do qëndrojë!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image