Zaza e Kutrone në “kërkim”, dy pista merkatoje

Simone Zaza dhe Patrik Kutrone mund të ndryshojnë ekipe në verë. Sulmuesi i Torinos është i lidhur me një rikthim te Sasuolo, aty ku edhe ka shkëlqyer në Serie A në të shkuarën. Këtë sezon me “demat” ai ka shënuar vetëm dy gola në kampionat.

Shtatlarti, që vjet me Valencian arriti të realizojë 13 gola në La Liga, nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Këtë nuk e tregojnë vetëm golat, por edhe fakti që në 22 ndeshje vetëm dhjetë herë e ka nisur nga minuta e parë. Torino nga ana tjetër ka menduar edhe për zëvendësuesin, sikurse raporton Tuttosport.

Dëshira e tyre e madhe është Patrik Kutrone.  Sulmuesi 21-vjeçar i Milanit, autor i 3 golave në kampionat këtë sezon, kërkon një rol protagonisti. Te kuqezinjtë edhe ai ka luajtur dhjetë ndeshje në formacion, nga 23 takime të zhvilluara në total në kampionat. Problem është vlera e kartonit të tij, pasi Milani nuk e lëshon pa 30 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *