Zapata: Ronaldo anormal, por unë e kam ndalur në Spanjë

Qendërmbrojtësi i Milanit, Kristian Zapata, ka folur për “Sky Sports” në prag të sfidës së kuqezinjve ndaj kampionëve të Italisë, Juventusit. Dëmtimi në gju i Musakios nuk i lë zgjidhje tjetër Gatuzos veçse t’i besojë 32-vjeçarit, i cili do të ketë në dorë çelësat e mbrojtjes së Milanit përkrah kapitenit Alesio Romanjoli.

KUNDËRSHTARI  “Juventusi është një kundërshtari shumë i fortë në të gjitha repartet. Kanë lojtarë të paparë dhe një skuadër të kompletuar. S’duhet të kemi frikë, pasi i dimë vështirësitë që ka kampionati. E dimë se kemi përballë skuadrën më të mirë të Serie A dhe Europës”.

HIGUAIN “Higuain e ka marrë veten, tani është shumë mirë. U stërvit sot me grupin dhe është shumë i motivuar për të marrë pjesë në këtë takim. Do të ishte bukur nëse do të shënonte golin që do të na siguronte fitoren”.

RONALDO “Ronaldo është një lojtar i aftë të të ndëshkojë për gabimin më të vogël. E kam markuar disa herë kur luaja në Spanjë me Vijarealin. Në një ndeshje luajta si mbrojtës i djathtë dhe bëra një punë të mirë duke iu qepur gjatë të gjithë takimit. Në fund ishte pak i acaruar. Është një lojtar shumë larg normales”.

ROMANJOLI “Romanjoli është përmirësuar shumë gjatë këtij viti. Shiriti i kapitenit e ka bërë më të përgjegjshëm. Është një lider i vërtetë, mund të bëhet më i miri”, përfundoi Zapata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *