Zapata: Nuk dorëzohemi kurrë, jemi edhe ne për Europën

0

Në sekondën e fundit, ose më saktë thuajse dy minuta matanë fundit të shtesës prej 5 minutash, kolumbiani Kristian Zapata u kthye në heroin e Milanit, duke shënuar një gol që i ka dhënë pikën e parë Milanit “kinez”.

Duke folur pas ndeshjes për Premium Sport, Zapata deklaroi mes emocioneve: “Bëmë maksimumin. Erdha në majë të gishtave: jam shumë i kënaqur”.
Mbrojtësi lavdëron skuadrën: “Ishte një derbi shumë intensiv. Të dyja skuadrat luajtën shumë mirë, por ne e meritonim barazimin. Ata vononin lojën? Është normale, ishin duke fituar 2-0, por ne nuk u dorëzuam kurrë. E duam këtë fanellë dhe luftojmë në çdo ndeshje”.

Tani Milani ëndërron kualifikimin në Europa League: “Po, jemi edhe ne në garë, nuk lëshojmë. Një përshëndetje në kinezçe? Nuk e kam mësuar ende”.

Cristián Zapata Goal HD – Inter Milan 2 – 2 AC… by jackeddine

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image