Zaniolo në fundin e listës së pagave, Roma gati të “korrigjojë” gabimin

Nikola Zaniolo nuk pati një fillim te lehtë te Roma. Fantazisti 19-vjeçar iu deshën disa muaj për t’u përshtatur me nivelin e futbollit në Serie A, por tani askush nuk ka më dyshime për potencialin e madh që ai zotëron.

Gazeta italiane “Corriere Dello Sport”, ka zbuluar listën e pagave te Roma dhe Zaniolo mban vendin e parafundit të listës me një pagë bazë prej 250 mijë eurosh që me anë të bonuseve të ndryshme mund të kapë deri në 700 mijë euro . I vetmi futbollist që paguhet më pak se 19-vjeçari është portieri i tretë i verdhekuqve, Daniel Fuzato, i cili ka një pagë sezonale prej 500 mijë eurosh.

Për t’i dhënë të riut atë që i takon, drejtuesit e Romës i kanë përgatitur një kontratë të re me lojtarin. Me marrëveshjen e re, Zaniolo do të përfitojë 1 milionë e gjysmë euro në sezon, çka do ta bëjë të ndihet i barabartë me pjesën tjetër të lojtarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *