Zaniolo drejt Premier Ligës, ofertë 50 mln euro për Romën

Totenhemi është gati të bëjë një ofertë konkrete për talentin e Romës, Nikolo Zaniolo. Sipas “Corriere Dello Sport”, skuadra londineze ka bërë gati 50 milionë euro dhe po presin vetëm përgjigjen e Romës. Zaniolo është një lojtar që po kërkohet me ngulm në Itali, me Juventusin që ka shfaqur interes për lojtarin.

19-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar dy herë këtë sezon në Serie A dhe ka treguar një potencial të jashtëzakonshëm. Vetë italiani ka dëshirë të luajë në kampionatin anglez të futbollit dhe Totenhemi shihet një dëstinacion ideal për të.

Roma është në një dilemë të madhe, pasi nuk duan ta lënë të lirë mesfushorin, por ofertat faraonike po tundojnë jo pak drejtuesit verdhekuq. Vetë Zaniolo nuk ka nënshkruar ende një kontratë të re, pasi kushtet e tij nuk po plotësohen nga skuadra e Romës.

Zaniolo me fanellen e Romes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *