Zamer: Myler nuk luan? Ai është kampion bote!

0

Matias Zamer ka komentuar situatën e vështirë në të cilën gjendet aktualisht sulmuesi i Bajernit, Tomas Myler. Sipas legjendës së futbollit gjerman, fakti që Myler nuk e ka të sigurt vendin e titullarit e ndihmon skuadrën, ashtu si edhe trajnerin Karlo Ançeloti. Ai iu referua lënies në stol të 27-vjeçarit në ndeshjen e fundit në kampionat me Verder Bremenin.

“Duhet të shohim edhe performancën e Tomasit gjatë karrierës së tij. Ai është kampion bote, fitues i Champions League, kampion i Bundesligës, fitues i Kupës. Ai do të zëvendësojë Miro Klozen në Botërir si golashënues. Kjo është kontradikta e momentit. Një skuadër ka disa faktorë të qartë dhe shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e saj. Nëse ka liderë, siç ka ndodhur në vitet e Jup Hajnkesit dhe Otmar Hicfeldit, ata nuk diskutohen. Gjithsesi, kjo temë e bën interesant sezonin. Trajneri është përgjegjësi. Askush nuk reagon për temat e nxehta. Rumenige dhe Hënes kurrë nuk kanë ndërhyrë në territorin e trajnerit”, – është shprehur 49-vjeçari.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here