Zamer: Bundesligë e dobët, imagjinojeni pa Bajernin dhe Dortmundin!

0

Mesjavën e shkuar Gjermania u trondit nga një bilanc tragjik i klubeve gjermanë në kupat e Europës: 6 ndeshje, 6 humbje në 3 ditë!

Diçka e tillë nuk ndodhte prej dekadash dhe tashmë në Gjermani kanë rënë kambanat e alarmit.

Edhe ish-drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Matias Zamer, bën thirrje që Bundesliga “të shihet në pasqyrë” dhe të reflektojë.

Bajerni, Lajpcigu dhe Dortmundi u mundën në Champions League, ndërsa Hofenhajmi, Këlni dhe Herta në Europa League, me Frajburgun që ishte eliminuar që në play-off.

Të gjithë në Gjermani kritikojnë shpenzimet e PSG-së, por Zamer nuk e sheh si justifikim: “Klubet tona humbasin ndaj klubeve me të ardhura shumë më të vogla se ne në Europa League.

“Si do ishte prestigji ynë ndërkombëtar pa Bajernin dhe Dortmundin? Për fat të keq, Bundesligës i mungon cilësia maksimale në këtë moment.

“Bundesliga duhet të shihet në pasqyrë, të reflektohu. Futbolli gjerman duhet të merret më shumë me cilësinë dhe nivelin e paraqitjeve, në vend që të fshihet pas debateve mbi paratë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here