Zalo Hoxha, një jetë e mbetur në poligon

0

 

 

Askush nuk do ta besonte që fundi i Kupës “Rexhep Ramaj” në qitje me armë ajri do të ishte i hidhët për të gjithë pjesëmarrësit. Por ja që ka ndodhur, ndërsa dje është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, qitësi i Klubit Studenti, Zalo Hoxha. Ka marrë pjesë të shtunën në garë, teksa ka dalë i treti në disiplinën e pistoletës dhe në përfundim, të paktën edhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rrufa, ka pasur një luhatje tensioni. “E kemi shoqëruar për në spital, por më pas gjendja erdhi duke u keqësuar edhe për shkak të një goditje ishemie në tru”, thotë jo me pak keqardhje i pari i Federatës Shqiptare të Qitjes, Rrufa. Zalo Hoxha kishte mbi 40 vjet karrierë, të cilët në pjesën më të madhe të saj e ka ushtruar në klubin Studenti. Por gjatë kësaj karriere ka qenë edhe pjesë e Partizani. I nderuar me tituj e trofe dhe për të gjithë arritjet e tij me Studenti, Klubi shumësportësh me drejtor Blendi Nallbani i ka dhënë ngushëllimet e veta familjes, ndërsa nëpërmjet faqes së facebookut kanë shkruajtur: “Lamtumirë kampion. Të qoftë i lehtë dheu. Zalo Hoxha qitës i dalluar i garave me pistoletë”. Edhe Redaksia e Gazetës “Sport Ekspres” i shpreh ngushëllimet e saj familjes Hoxha për ndarjen e parakoshme nga jeta të Zalos, që gjithçka ia përkushtoi karrierës në poligonin e qitjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here