“Zakonisht je dorështërnguar”, Lovren befasohet nga gjesti i Salah: Më paguaj të paktën një herë kafen

Mohamed Salah bëri një gjest mjaft të bukur pak ditë më parë. Në kohën kur ishte në një pikë karburanti për të furnizuar makinën e tij, sulmuesi i Liverpulit vendos të paguajë për të gjithë klientët e pranishëm. Normalisht që paga e tij e majme te “the reds” ia mundëson diçka të tillë. Nëse të gjithë e kanë përshëndetur veprimin e tij, ka edhe nga ata që kanë mbetur të befasuar.

I tillë është edhe shoku i skuadrës Dejan Lovren, i cili ka reaguar në profilin e tij në “Twitter”. Edhe pse e vlerëson shumë gjestin e bërë nga Salah, mbrojtësi kroat shprehet se ndihet i haitur, pasi lojtari egjiptian është dorështërnguar.

“Dëgjova se Salah pagoi para disa ditësh karburantin për të gjithë në një pikë karburanti. Gjest i madh. Por a mund të më paguash të paktën njëherë kafenë? Zakonisht je dorështërnguar, prandaj jam i befasuar. Gjithsesi ke bërë veprim të mirë”, shkruan Lovren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *