Zakon shqiptarësh/ “Do i pimë prapë makiatot më të mira në botë”, Munishi tregon krenarinë për kulturën e treguar

Pas Shqipërisë edhe në Kosovë kanë nisur rastet e para të Koronavirusit, gjë që ka sjellë edhe pezullimin pa afat të kampionatit të futbollit. Edhe në shqiptarët përtej kufirit kanë filluar të merren masa për të parandaluar përhapjen në masë të Covid-19, duke u kërkuar qytetarëve të qendrojnë në shtëpi. Një prej atyre që kanë ndjekur të zbatojnë këtë masë është edhe trajneri karizmatik i Ballkanit, Ismet Munishi.

Ky i fundit është karantinuar së bashku me familjen e tij, ndërsa në rrjetin e tij social në “Facebook” shprehet krenar që populli shqiptar ka treguar disiplinë dhe kulturë duke qendruar në shtëpi. Madje, thekson se nëse bazhdojnë kështu, atëherë do të mund të kthehen shumë shpejt për të shijuar kafen më të mirë në botë, duke qenë se konsumimi i saj në baret e shumta është një zakon nga i cili e kemi të vështirë të heqim dorë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *