Youth League/ Avantazh që zgjat pak, Shkëndija e Tiranës debuton me humbje ndaj Sherifit të Tiraspolit

Shkëndija e Tiranës U19 ka luajtur sot ndeshjen e parë në “Youth League” kundër bashkëmoshatarëve të Sherif Tiraspolit. Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” është mbyllur me shifrat 1-2 për miqtë.

Ekipi shqiptar shkoi shumë shpejt te goli, pasi pas vetëm 11 minutave lojë do të kalonte në avantazh me anë të Ergi Ajazit. Por kryesimi nuk do të zgjaste shumë. Moldavët barazojnë rezultatin në minutën e 21-të të takimit, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë kanë tundur rrjetën për të dytën herë, duke e mbyllur kështu përballjen që në pjesën e parë.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Bulku nuk ia kanë dalë në këtë betejë të parë me ekipin moldav dhe tashmë u duhet të provojnë shanset në ndehjen e kthimit më 23 tetor, megjithëse rezultati i sotëm ua vështirëson punën./Sport Ekspres/