Ynder tregon klasin, Roma parakalon Lacion

Memushaj në stol për 90’, por Gjimshiti shkaktoi penallti në fund të takimit

Duhet të ishte një formalitet dhe kështu rezultoi, edhe pse Benevento frikësoi jo pak “Olimpicon”-n, duke qenë se arriti të shënonte që në fillim me anë të Guilherme. Asnjë minutë për Memushajn, që qëndroi në stol, ndërsa 90’ luajti Berat Gjimshiti me verdhekuqtë. Një gol që zgjoi djemtë e Di Françeskos, të cilët barazuan me anë të Federiko Facios, teksa në pjesën e dytë Edin Xheko gjeti golin e avantazhit.

Por, më pas skena i takoi turkut magjik, Xhengiz Ynder, që me një dopietë fantastike shërben pokerin, teksa shkon në kuotën e 3 golave. Miqtë shënojnë dhe një gol me anë të Brinjolas sa për statistika. Sakaq, një mbrëmje e shëmtuar mbyllet për Gjimshitin, që shkaktoi penallti, por thjesht i pafat, sepse topi i kaloi poshtë trupit dhe më pas preku dorën. Me këtë sukses, Roma kalon Lacion në renditjen e kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *