Ylli xhamajkan i vë kusht kombëtares: Nuk vij pa vëllanë

 

Leon Beili, sulmuesi i talentuar i Leverkuzenit lajmëroi javën e kaluar se do bënte paqe me federatën e futbollit të Xhamajkës, pas vitesh “konflikt” midis babait e njëkohësisht agjentit të tij dhe zyrtarëve të federatës.

Kur u mendua se gjithçka do të kishte një fund të lumtur nuk ka rezultuar kështu. 21-vjeçari ka ndryshuar sërish mendje pas një takimi me krerët e federatës: “Ata nuk e mbajtën fjalën, kështu që po largohem”, tha Beili në një prononcim për mediet vendase.

Arsyeja e prishjes së marrëveshje ishte lënia jashtë listës së kombëtares të vëllai te tij të adoptuar Kajl Batlër. Vëllai i Beilit luan në kategorinë e dytë austriake dhe nuk cilësohet në nivelin e duhur për kombëtaren nga ana e federatës, por për Beilin prezenca e tij në kombëtare është një kusht i panegociueshëm.

                                                 Beili me të vëllanë Kajl

Ndërkohë, një tjetër skenar mund të bëhet realitet. Beili, ka një pasaportë belge dhe pas dy vitesh ai mund të marrë lejekalimin nga FIFA për të luajtur me Belgjikën, një opsion ky që e josh shumë futbollistin e Leverkuzenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *