Ylli Shameti operohet dhe rrezikon sezonin, Gjilani ka gati zyrtarizimin e Veliut

Një lajm i trishtë vjen nga Kosova, atje ku Ylli Shameti pritet të ketë humbur pjesën më të madhe të sezonit. Mbrojtësi i ardhur nga Kukësi është operuar të henën në një nga spitalet e Athinës në Greqi, sa i përket miniskut në këmbën e majtë.

Kjo është ajo që raportohet nga “Gazeta Sheshi”, me këtë operim që pritet ta lërë jashtë Shametin për shumë muaj jashtë fushës së blertë, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Skuadra e drejtuar nga Mezani e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, ndërsa bëhet fjalë për Franc Veliun, që pritet të konfirmohet si pjesë e Gjilanit gjatë orëve në vijim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *