Ylli i Xhenoas: Të luaj për Juventusin një ëndërr, Dibala fenomen!

Juventusi është shumë pranë shërbimeve të yllit të Xhenoas, Kristian Romero. Madje, mediat italiane e bëjnë të sigurt kalimin e 20-vjeçarit te “Zonja e Vjetër” në merkaton e verës. Vetë Romero nuk ka preferuar të flasë për të ardhmen e tij, por vetëm për ndeshjen përballë bardhezinjve.

“Nuk dua të flas për të ardhmen time. Kjo gjë i takon agjentëve dhe dy klubeve. Normale që të luaj për Juventusin është një ëndërr, jo vetëm e imja, por e të gjithë futbollistëve besoj. Megjithatë, unë jam i fokusuar vetëm të bëj mirë për Xhenoan deri në fund të sezonit”.

“Lojtari që më pëlqen më shumë? Paulo Dibala! Është fantastik, dua që një ditë të arrij ato që ai ka bërë në fushën e lojës”,- tha mbrojtësi argjentinas për bashkëkombësin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *