Ylli i Tottenham me sytë nga vendimi i Premier League, në Korenë e Jugut e pret shërbimi ushtarak

Son Heung Min nuk i ka shpëtuar dot ligjeve të vendlindjes së tij për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Me anë të fitores së Kupës së Azisë në vitin 2018, ylli i Tottenham-it shmangu këtë detyrim, madje përfitoi edhe një zbritje të kohëzgjatjes së dënimit nga 21 muaj në vetëm 4 javë. E duket se ky pezullim i futbollit kudo në Europë shërben si koha më e mirë për të larë detyrimet me Kombin e tij. Momentalisht Son është kthyer në Korenë e Jugut për t’u rekuperuar nga dëmtimi i tij dhe këtë e konfirmoi edhe vetë klubi londinez disa ditë më parë.

Ylli koreano jugor do të ndjekë rregullin e karantinës për 14 ditë dhe vendimi i federatës angleze për të shtyrë edhe njëherë kampionatin ose jo në 30 prill do të përcaktojë edhe fatin e Son me ushtrinë. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, një pezullim tjetër i Premier League do të bënte që Son të bashkohej me trupat e marinës në ishullin Jeju për të nisur më 20 prill shërbimin e detyruar të Koresë së Jugut. Kështu lojtari aziatik nuk do të humbte as ndeshjet me klubin e Tottenham kur jeta dhe futbolli të rinisin sërish në kontinentin e vjetër./Sport Ekspres/