Ylli i Sitit nuk pranon rinovimin, por as largimin

Të mos pranosh rinovimin e kontratës dhe të presësh përfundimin e saj. Kjo do të jetë strategjia e Ilkaj Gyndoan, që pretendon të imitojë rastin e Aron Ramsej. Mesfushori nuk pranon të zgjasë bashkëpunimin me Sitin, por as të largohet këtë verë. Kontrata e tij përfundon qershorin e ardhshëm. Gjermani i natyralizuar do të presë edhe një vit për të qenë më pas lojtar i lirë dhe për të firmosur për klubin që i jep pagën më të madhe.

Guardiola e sheh si një lojtar tepër të vlefshëm 28-vjeçarin, por ai dëshiron sfida të reja, mundësisht përtej ishullit. Cilësitë e Gyndoan dihen dhe klubet më të mëdha të Evropës pritet të sfidojnë njëri-tjetrin për shërbimet e tij. Kjo lëvizje mund ta bëjë Sitin të mendojë që tani për zëvendësimin e tij, çka do të sillte një efekt domino në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *