Ylli i Romës u operua te gjuri, tallen tifozët e Lacios: Hajde Zaniolo kërce me ne!

Rivaliteti mes Lacios dhe Romës është shumë i madh në kampionatin italian. Vetëm se në këtë sezon është ndërruar dukshëm roli, teksa janë lacialët më përpara në renditje duke luftuar për kryesimin së bashku me Juventusin dhe Interin.

Në ndeshjen kundër bardhezinjëve, Zaiolo ka këputur ligamentin dhe ka bërë operimi në gjurin e majtë. Së fudnmi ka nisur me terapinë e rikuperimit, por kërkohen shumë muiaj që të rikthehet në fushën e blertë. Pavarësisht kësaj situate të vështirë, te Lacio nuk kanë ndërmend që të solidarizohen me këtë rast. Në fitoren e fundit ndaj Sampdorias në shifrat 5-1 ka pasur edhe kore tallëse: “Hajde Zaniolo kërce me ne”. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Zanioloës që shkruan: “Inferior”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *