Ylli i PSG i bindur për largimin, Milan e Juventus “fërkojnë” duart

0

PSG po kalon një fillim sezoni fantastik për sa i përket kampionatin, teksa pas 11 javësh të luajtura, numëron po aq fitore. Pikë të plota në 11 ndeshje dhe një ecuri perfekte për parizienët. Gjithsesi, jo çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Problemi i ditëve të fundit është Adrien Rabio. Mesfushori duket se insiston për të mos rinovuar kontratën me francezët.

Adrien Rabio edhe pse është një titullar fiks në formacionin e PSG, duket se vijon të këmbëngulë për largimin e tij dhe ka refuzuar përsëri një rinovim kontrate. Kontrata e tij skadon në fundin e sezonit dhe parizienët zor se mund ta lënë një lojtar si Rabio të largohet me parametra zero. Nisur nga ky fakt, drejtuesit e kryeqytetasve francez mund të dalin në përfundimin se Rabio duhet të shitet në janar me patjetër.

Lojtari duket i bindur për t’u larguar, pasi siç edhe ka thënë, ai kërkon të ketë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër. Për shërbimet e 23-vjeçarit interesohen seriozisht Milan dhe Juventus. Ekipi nga “San Siro” ka një avantazh më shumë, pasi Leonardo njihet mirë me ambientin në Paris, por dhe ka një marrëdhënie mjaft të mirë me mesfushorin. Gjithsesi, deri në merkaton e janarit gjithçka mbetet për t’u parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.