Ylli i Napolit pranë PSG-së, e shtyn agjenti i tij

Lorenzo Insinje ka disa ditë që përfshihet në lajmet për një largim nga Napoli. Italiani është një nga lojtarët më cilësorë të të kaltërve, megjithatë kërkon një eksperiencë më konkuruese dhe dinamike. Mesfushori i avancuar dëshirohet nga disa klube të rëndësishme evropiane. Ai do të zinte një vend në 11-shen e çdo ekipi të madh.

Së fundmi, zhvillime të reja vijnë nga Italia për largimin e mundshëm të tij. Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i tij, Mino Raiola po mundohet ta bindë italianin e talentuar të transferohet në Paris gjatë merkatos së kësaj vere. Prania e Marko Verratit shton edhe më shumë idenë e transferimit te Insinjes te PSG, pasi ai do të bashkohej me një nga shokët e tij më të mirë.

Presidenti napoletan, De Laurentis në vitet e fundit nuk ka dashur të shesë yjet e ekipit dhe i ka vënë atyre çmime shumë të kripura. Kështu ka bërë edhe me Insinjen, të cilit i ka fiksuar shifrën e 100 milionë euro mbi supe. Çmim ky që është një pengesë për Al Kelaifin, jo për faktin se në Paris mungojnë paratë, por sepse rrezikohen të thyhen rregullat e “Fair-play” financiar të vendosur nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *