Ylli i kombëtares angleze, në spital për probleme mendore

0

Futbollisti i Evertonit dhe kombëtares angleze Aron Lenon është shoqëruar për në spital nga policia angleze, pas shqetësimeve në lidhje me shëndetin e tij mendor.

Mesfushori 30-vjeçar nuk ka luajtur anjë ndeshje për Evertonin prej 11 shkurtit dhe të dielën pasdite u pa në një autostradë, në një situatë të çuditshme në anë të rrugës, thuajse i pavetëdijshëm për veprimet e tij, duke bërë që shoferët që kalonin aty të njoftonin policinë.

Pas një diskutimi prej 20 minutash, policët arritën ta bindnin 30-vjeçarin të shkonte me ta në spital, për verifikime të mëtejshme.

Lenon ka luajtur 21 ndeshje për Anglinë dhe në vitin 2015 u transferua nga Totenhemi tek Evertoni për 4 milionë sterlina. Ai mbahet mend edhe për rekordin e lojtarit më të ri që ka luajtur një ndeshje në Premier Ligë, sepse në moshën 16 vjeç e 129 ditë debutoi për Lidsin më 23 gusht 2003, në një humbje në fushën e Totenhemit, klub që e bleu për një milion sterlina në vitin 2005.

Autor i 40 golave në 465 ndeshje në nivel klubesh, tashmë Lenon do të duhet të qëndrojë në spital, për t’u kuruar për një sëmundje që lidhet me stresin, sipas njoftimit të Evertonit, që ka kërkuar ruajtjen e privatësisë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image