Ylli i Dortmundit largohet i turpëruar pas barazimit: Ishte m**, po luanim me Paderbornin

Dortmundi barazoi në një ndeshje spektakolare dhe emocionuese ndaj Paderbornit me shifrat 3-3. Por në këtë përballje është e vështirë që të gjesh ekipin që u zhgënjye më tepër. Në pamje të parë duhet të jenë vendasit, si një skuadër e madhe, por Reus arriti të barazonte vetëm në minutat shtesë dhe Paderborni e përjetoi si një humbje.

Kjo pasi ekipi i Klaus Gjasulës e mbylli pjesën e parë në shifrat 0-3. Pikërisht për këtë përballje ka folur edhe Reus, që u largua i turpëruar nga stadiumi dhe i kërkon falje tifozëve: “Më duhet të kërkoj falje për të gjithë ata që ishin në stadium. Nuk kam asnjë shpjegim për atë pjesë të parë. Nuk e kam idenë se çfarë kemi bërë, të humbasim 0-3 kundër Paderbornit në shtëpi. Është një turp dhe kurrë nuk do të luajmë më kështu. Ishte m** për ne”, ka thënë Reus. /Sport Ekspres/