Ylli i “Dhelprave” kërkon largimin, “buzëqesh” Mançesteri

Leister edhe pse jo një klub me buxhet shumë të madh ka treguar se paratë nuk janë primare, përpara mbajtjes së yjeve të ekipit. Herri Meguajer është lojtari i radhës që kërkohet me ngulm nga gjigantët e futbollit anglez, me Leister që ka ngritur “barrierën”.
Dy klubet e Mançesterit janë treguar këmbëngulës për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit. Leister është i qartë me kërkesat e tij. “Dhelprat” duan të paktën 107 milionë euro për ta lënë Meguajer të lirë. Një shifër shumë e lartë dhe gati e papërballueshme.

Megjithatë, lëvizja e fundit e mbrojtësit mund ta detyrojë klubin të ulë çmimin e tij. Sipas medieve angleze, Meguajer ka kërkuar zyrtarisht largimin tek drejtusit e klubit. Kjo lëvizje e detyron Leisterin të pranojë negociatat me klubet e interesuara. Oferta e parë e Junajtid prej 80 milionë eurosh është refuzuar.

Një propozim pak më i lartë pritet të pranohet nga Leister. Ndërkohë nuk duhet të harrojmë interesin e Sitit, me Guardiolën që e pëlqen shumë mbrojtësin. Pjesëmarrja në Champions League dhe cilësia e një skuadre si Siti mund ta shtyjë Meguajer të zgjedhë të kaltrit e Mançesterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *