Ylli i Brazilit rrezikon ta përzënë nga Kina

0

Mesfushori brazilian Paulinjo, i cili ka shkëlqyer kohët e fundit me kombëtaren, është në telashe të mëdha.

Ditët e fundit ylli i Guangzhu Evergrandes është fotografuar me një aktore të famshme japoneze të filmave porno, Tsukasa Aoi.

Kjo përbën problem në Kinë, ku pornografia ndalohet me ligj, por nuk mbaron këtu.

Paulinjo u fotografua me pornostaren për shkak se po reklamonte një kompani bastesh dhe kjo është një tjetër shkelje, pasi bastet ndalohen me ligj në Kinê.

Kjo do të thotë se Paulinjo duhet të japë shpjegime para autoriteteve dhe nuk përjashtohet ndonjë masë e ashpër, deri tek urdhri për t’u larguar nga Kina.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here