Ylli i Borusias së mrekullive, një gjeni në matematikë

Është 23-vjeçar dhe luan te Borusia e Dortmundit. Por, edhe pse është bërë i famshëm për aftësitë e tij në, me skuadrën që po dominon dhe kryeson në Bundesligën gjermane, Manuel Akanji i mrekulloi të gjithë, edhe me aftësitë si gjeni i matematikës.

Një dhunti e çuditshme ajo e mbrojtësit zviceran. I ftuar në televizionin “SFR”, ai zbuloi një talent të veçantë për një futbollist: Akanji është i aftë të bëjë llogari me numrat porsi një makinë llogaritëse. Nuk po flasim për shumëzime të thjeshta.

Publikut i’u kërkua që të zgjidhnin në mënyrë të rastësisht numra nga 11 deri te 99. Në këtë pikë, Akanji duhej t’ë nxirrte rezultatin me llogari në mendje, ndërsa prezantuesi i programit ishte pajisur me makinë llogaritëse. “24 shumëzim për 75?”. “1800”, u përgjigj mbrojtësi në të dhjetat e sekondit.

Shpejtësi, e cila befasoi prezantuesin e programit, i cili tha se nuk kishte arritur as që të shkruante shifrat, lojtari ndërhyri duke thënë: “Kjo ishte e thjeshtë, shumëzimet me numrin 25 janë gjithmonë të lehta”. Një llogari më komplekse atëherë: “33 shumëzim për 97”. “3201!”. Këtë herë diferenca ishte më e ngushtë, por Akanji fitoi sërish mes ovacioneve të studios. “Gjithmonë më kanë pëlqyer numrat, prej moshës së vogël. Në shkollë i fitoja të gjitha konkurset e matematikës”, tha lojtari i Borusias së Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *