“Yjet modern”/ Po fitonte 5-0 dhe hyri Ikardi në vendin e tij, Mbape grindet me trajnerin e PSG-së

Nëse në kohët e mëparshme ishte trajneri që vendoste gjithçka në skuadër, për lojtarët që duhet të aktivizohen dhe ata që duhet të dalin nga fusha, në futbollin modern nuk ndodh kështu. Asnjëherë nuk duhet të prekësh një lojtar që ka peshë në skuadër, pasi në të kundërt duhet të përballesh me grindje dhe presionin.

Kjo i ka ndodhur Tuchel, teksa PSG po fitonte me shifrat 5-0 ndaj Montpelier dhe Ikardi mori vendin e Mbapes në minutën e 69. Sulmuesi francez dëshiron rekorde personale dhe as që e llogarit klubin. Pavarësisht se ndeshja ishte “e vrarë”, Mbape ka debatuar gjatë me trajnerin Tuchel, me këtë të fundit që duhej ta qetësonte dhe t’i shpjegonte gjithçka, ndërkohë që fare lehtë në një rast tjetër, mund t’i tregonte vendin. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/ActuF00tball/status/1223679799719272451

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *