Xhufredi: Hysaj nuk e meriton këtë sjellje, kërkojmë qartësi!

Elseid Hysaj tashmë është kthyer në një çështje te Napoli, pasi mbrojtësi i kombëtares sonë, prej ndeshjesh e sheh veten në stol, teksa trajneri Ançeloti nuk po i jep më hapësira. Lidhur me këtë çështje ka folur së fundmi, agjenti i shkodranit, Mario Xhufredi. Ky i fundit ka folur me tone të ashpra, duke thënë se Hysaj nuk e meriton sjelljen që po i bëhet.

“Në verë, Hysaj mund të shkonte te Çelsi i Sarrit. Ançeloti i tha se e vlerësonte, por faktet tregojnë se në periudhën e fundit nuk është më i rëndësishëm për klubin. Nëse është bërë një rezervë, atëherë jemi gati të largohemi dhe të kërkojmë shitjen që në janar. Nuk vëmë në diskutim zgjedhjet e Ançelotit, por Hysaj nuk e meriton këtë sjellje.

Mund të jetë fazë e përkohshme, por duhet sqaruar kjo situatë. Mund të flitet hapur dhe publikisht. Flasim për një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në Evropë, kjo gjë po e penalizon. Jemi gati të flasim, do të heq Hysajn nga aty nëse na thonë se është bërë rezervë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *