Xhovinko është “sheiku” i MLS-së

Në Amerikë po shtohen gjithnjë e më shumë emrat e rëndësishëm që luajnë në kampionatin e futbollit MLS, por futbollisti më i paguar është një “veteran” i këtij kampionati, Sebastian Xhovinko.

Shoqata e futbollistëve ka publikuar pagat e futbollistëve në MLS dhe sulmuesi italian i Torontos ka një pagë prej 5,6 milionë dollarësh, që shkon në 7 milionë duke përfshirë gjithë të ardhurat.

Kjo shifër është rekord, sepse kalon edhe pagën e brazilianit Kaka, i cili u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të shkuar.

Toronto është mbreti i listë pagesave, sepse i dyti me i paguar në Amerikë luan sërish të klubi kanadez: mesfushori Majkëll Bredli merr 6 milionë dollarë në vit, 6,5 me të ardhurat e tjera.

Mbi 6 milionë dollarë në vit marrin në total edhe mesfushori meksikan Karlos Vela, i Los Anxheles FC, si dhe Bastion Shvajnshtajger i Çikagos.

Janë 46 futbollistë që kalojnë 1 milion dollarë page, dy herë me shumë se para dy vitesh. Në listë edhe Zllatan Ibrahimoviç, me një pagë “varfanjaku” prej 1,5 milionë dollarësh dhe LA Galaksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *