Xhovani Simeone “shfryn” ndaj tifozëve vjollcë, më pas…pendohet!

Fiorentina ka arritur të mposhtë Empolin dhe të pozicionet në vendin e 9-të me 22 pikë në total. Gjatë ndeshjes, u panë momente tensioni. Gjithçka e kuptueshme, pasi ekipi vjollcë kishte 8 javë pa fituar.

Sulmuesi i Fiorentinës, Simeone nuk shënonte në shtëpi që nga 26 gushti, në sfidën ndaj Kievos. Ai arriti t’i shënonte Empolit, por ajo që ra në sy ishte zemërimi i tij. Festa e golit nuk ishte ajo e duhura, pasi lojtari u drejtohet tifozëve të Fiorentinës me një gjestin e gishtit tek buza sikur do t’u thotë atyre: heshtni!

Shokët e ekipit u munduan të qetësonin situatën dhe ia dolën. Argjentinasi është “piketuar” nga tifozët si fajtori kryesor për krizen e rezultateve që po kalon ekipi nga Firence. Pas ndeshjes, sulmuesi është shprehur : “u kërkoj falje tifozëve, por isha  i zemëruar”. Simeone njihet nga të gjithë për karakterin e tij të vështirë. Në këtë sezon, ai ka shënuar 4 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *