Xhoshua ruan titujt, Povetkin reziston vetëm shtatë raunde

0

Ka përfunduar pa surpriza dueli i boksit të peshave super të tënda midis Antoni Xhoshuas dhe rusit Aleksandër Povetkin. Mbajtësi i katër brezave kampion, Xhoshua, fitoi me nokaut në raundin e shtatë duke i shkaktuar 39-vjeçarit Povetkin humbjen e dytë ( më parë e kishte mposhtur Kliçko ) na karrierë dhe të parën me noakut pas 36 duelesj

Rusi Povetkin u tregua më i rrezikshëm në tre raundet e para, madje në një moment Xhoshua u trondit nga një e djathtë e tij. Por më pas Xhoshua fitoi epërsi dhe mbylli duelin me nokaut duelin.

Në përfundim të përballjes, Xhoshua u shpreh se ndeshje e tij e ardhshme do të zhvillohet më datë 13 prill dhe kundërshtari që ai dëshiron është Amerikani Deontej Uajlldër, i cili mban të vetmin brez që e privon Xhoshuan nga të qenit një kampion bote i unifikuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.