Xhokoviç nuk dorëzohet: Dua të thyej rekordin e Federer

0

Novak Xhokoviç nuk ia doli të dilte triumfues në finalet “ATP”-së, teksa u mund ta tenisti i talentuar gjerman Aleksandër Zverev. Por, serbi nuk është ndër ata që dorëzohet lehtë, madje i ka vënë vetes një objektiv tejet të vështirë: Thyerjen e rekordit të trofeve “Grand Slam”, rekord që mbahet për momentin nga legjenda zvicerane Roxher Federer me 20 tituj.

“Po besoj se do ia dal. Dua që të arrij këtë gjë. Nuk e di nëse do të ndodhë, por besimi nuk më mungon. E di se çfarë jam i aftë të bëj. Koha do të tregojë nëse do e arrij këtë objektiv të jashtëzakonshëm. Nuk e di për sa kohë do të jem i aftë të luaj në nivele kaq të larta, por për momentin ndihem shumë mirë”, tha Xhokoviç mbas finales së humbur.

Tenisti serb ka fituar deri më tani 14 trofe “Grand Slam” dhe është vetëm 2 tituj larg barazimit të një tjetër tenisti legjendar si Rafael Nadal. Xhokoviç është 31-vjeç dhe në këmbët e tij mund të përballojnë akoma dhe tri vite, ndërkohë tenistë të rinj si Zverev po sinjalizojnë fillimin e një epoke të re.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.