Xhokoviç në gjysmëfinale, një japonez kundër tij

Përcaktohet edhe gjysmëfinalja tjetër në US Open. Novak Xhokoviç ka arritur të mposhtë Millman me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4, 6-4). Tenisti serb gjen në gjysmëfinale Kei Nishikorin. Ky i fundit nuk e pati të lehtë të vinte në këtë fazë.

Ai mundi 3-2 (2-6, 6-4, 6-7, 4-6, 6-4) Marin Cilic dhe tashmë japonezi do të kërkojë finalen në ndeshjen me Xhokoviç. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Nadal dhe Huan Marin De Potro.

Edhe te femrat është mësuar çifti tjetër gjysmëfinalist. Medison Kejs ka marrë një fitore të lehtë kundër spanjolles Karla Suarez Navaro. 2-0 (6-4, 6-3) ka triumfuar tenistja amerikane, që finalen do e diskutojë me Naomi Osakën.

Japonezja mundi lehtësisht ukrainasen Tsurenko, duke fituar me “game” 6-1, 6-1 dhe duke kaluar në gjysmëfinale. Çifti tjetër në këtë fazë të US Open është Serena Uilliams-Anastasija Sevastova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *