Xhokoviç ia del sërish, triumfon në US Open

Novak Xhokoviç ka arritur që të triumfojë sërish në US Open. Serbi ka mundur në finale me rezultatin 3-0 Huan Marin De Potro, i cili duhet thënë se ishte një surprizë, pasi arriti që të eliminonte në gjysmëfinale Rafael Nadal.

Huan Marin De Potro bëri gjithçka mundi në finale, për të synuar trofeun, por nuk mundi që të kishte sukses ndaj Xhokoviç, i cili dhe një herë tregoi superioritetin e tij.

U deshën diku tek më shumë se 3 orë e një çerek që në fund serbi të arrinte tek trofeu i shumë dëshiruar. Ishte hera e tretë që Xhokoviç arrin sukses në Nju Jork. Edhe pse rezultati i përgjithshëm ishte dukshëm në favor të yllit të tenisit, rezultatet e seteve ishin mjaft të ngushta pasi përfunduan, 6-3, 7-6 (4), 6-3.

Xhokoviç rrëmbeu trofeun e 14-të “Grand Slam”, duke barazuar legjendën amerikane Pit Sampras dhe duke iu afruar rivalëve historik Rafael Nadal (17) e Roxher Federer.

Ky ishte triumfi i dytë 31-vjeçarit në një Grand Slam gjatë këtij viti tejet të suksesshëm ku fitoi trofeun e Wimbledon-it dhe turneun “Cincinnati Open”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *