Xhokoviç e nis mbarë mbrojtjen e titullit në “Wimbledon”

0

 Tenisti serb mposhti lehtësisht 3-0 me sete gjermanin Filip Kohlshreiber

 

Florian Behlula

Nisi pasditen e djeshme në Londër grand slemi i “Wimbledon”-it në tenis, turneu i tretë i madh i vitit, pas “Australia Open” dhe “Roland Garros”. Në fushat me bar të Londrës kanë zbritur disa nga tenistët më të mirë në botë, që kanë nisur ndeshjet e turit të parë. Nuk ka shumë surpriza në këtë tur të parë, teksa pretendentët avancojnë më tej pa shumë sforco. I pari nga tenistët “big” që avancon në turin e dytë është serbi Novak Xhokoviç, numri 1 në botë dhe kampion në fuqi i “Wimbledon”-it. Ai mposhti me shifrat 3-0 gjermanin Filip Kohlshreiber (6-4, 6-4, 6-4). Serbit iu desh të shpaloste të gjithë arsenalin për të ndalin gjermanin, por në fund triumfoi me meritë. Nuk zhgënjen as amerikani Xhon Isner, që në Londër e adhurojnë, pasi është fituesi i ndeshjes më të gjatë të historinë e tenisit, 5 vite më parë në “Wimbledon”. Ai mposhti 3-0 japonezin Go Soeda (7-5, 6-4, 6-4), duke avancuar në turnin e dytë. Një tjetër japonez që eliminohet që në turin e parë është Hiroki Moriya, që u mposht nga kroati Marin Çiliç, numri 9 në botë, që fitoi 3-0 (6-3, 6-2 7-6). Pas një maratone që zgjati gati 4 orë, fiton spanjolli Fernando Verdasko, që mundi 3-2 (4-6, 6-2, 6-3, 6-7, 13-11) sllovakun Martin Klizan. Nuk zhgënjen argjentinasi Huan Monako, që eliminoi gjermanin Florian Mejer, duke fituar 3-0 (6-1, 6-2, 6-4), në një duel mes dy tenistësh rivalë. Kanadezi Milos Raoniç, numri 7 në botë, mposhti 3-1 spanjollin Gimeno Traver, ndërsa gjermani Tomi Has, eliminoi serbin Dushan Lajoviç, duke fituar 3-1. Avancon edhe australiani Bernard Tomiç, që pas 3 orësh lojë mposhti 3-2 gjermanin Jan Struf.

Femrat – Gjithçka duket se ka shkuar sipas parashikimit në këtë raund të parë për femra, teksa avancojnë më tej dy tenistet kryesuese të renditjes botërore. Serena Uilliams mposhti 2-0 rusen Margarita Gasparyan, duke avancuar në turin e dytë. Me të njëjtin rezultat, tenistja ruse Maria Sharapova eliminoi britaniken Jo Konta, duke fituar 6-2, 6-2. Një sfidë pa shumë rivalitet, pasi Masha, numri 2 në botë, pasi epërsi në të dyja setet, duke avancuar në turin e dytë. Një tjetër teniste bukuroshe që avancon është serbja Ana Ivanoviç, që eliminoi kinezen Yifan Xu, duke fituar 2-0 (6-1, 6-1). Sara Errani ka fituar 2-1 derbin italian me Françeska Shiavone (6-2, 5-7, 6-1), duke shkuar në turin e dytë. Një tjetër teniste italiane që eliminohet është Flavia Peneta, që u mund 2-1 nga kazakja Zarina Diyas.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image